01
Shijet e rralla të gatimeve tona karakteristike janë fryte të takimit mes prodhimeve të freskëta bio të krahinës së Reçit, me recetat e hershme të trashëguara brez pas brezi në familjet tona. Veçanarisht e pasur është zgjedhja e antipastave me bazë djathrash dhe salcash të prodhuara prej vetë nesh. Po aq të vlerësuara janë edhe gatimet me pesë lloje të ndryshme mishi, ku spikat natyrisht ferliku i famshëm e krahinave tona. Patatet me mazë janë një tjetër specialitet i Reçit, që nuk duhet humbur!
02
Në raftet e kantinës sonë të pijeve mbajmë një përzgjedhje verërash të mirënjohura shqiptare dhe ndërkombëtare, ku nuk mund të mungonte Kallmeti, në skajin me verior të territorit historik të të cilit ndodhemi edhe ne!
Mjaft e pasur është edhe menuja e rakive dhe likereve, të gjitha produkte lokale, fryte të traditës sonë qindravjeçare të distilimit.
Mbreti i verërave autoktone shqiptare
Agro Reçi Company
Rruga: Deshmoret e Reçit, km.1, Reç, Malësi e Madhe