Bimët aromatike e mjekësore Agro Reçi

Agro Reçi është e specializuar gjithashtu në grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin me shumicë të bimëve të vlerësuara aromatike e mjekësore të krahinës së Malësisë së Madhe, si sherebela, trumza apo lavanda. Një vend me rëndësi në veprimtarinë tonë zënë edhe prodhimi e tregtimi i mjaltit biologjik, si edhe ai i frutave të egra të pyllit.

Inkubatori “Gështenja e Reçit”

Mikroklima e rrallë e krahinës së Reçit, në territorin e parkut natyror të Shkrelit është shndërruar në tre-katër shekujt e fundit në habitatin ideal të një bime të çmuar e të vlerëzuar anembanë botës, gështenjës. Këto pemë të hijshme, të sjella këtu me gjasë nga ana tjetër e Liqenit të Shkodrës, kanë formuar ndër shekuj […]

Baxhoja Agro Reçi

Natyra e bekuar e Alpeve Shqiptare, ku rriten të lira tufat e dhive e të lopëve të blegtorëve me të cilët bashkëpunojmë, është “sekreti” kryesor i prodhimeve tona 100% BIO. Qumështin e freskët e grumbullojmë çdo ditë nga partnerët tanë: dhjetëra familje blegtorësh në një hapësirë të gjerë që shtrihet nga zona e Reçit, brenda […]

Agro Reci – Historia dhe Vlerat

Shoqëria e Bashkëpunimit Bujqësor “Agro Reçi” është një shembull i bukur i asaj që mund të arrihet përmes valorizimit të traditave, pasionit për punën dhe impenjimit të përbashkët. E rithemeluar në vitin 2018, ajo i ka rrënjët në punën dhe sakrificat dhjetëravjeçare të një grupi të apasionuar fermerësh dhe blegtorësh të krahinës së Shkrelit. Vlerësimi […]