Ndër prodhimet natyrale të baxhos Agro Reçi nuk mund të mungonte një specialitet i bylmetit autokton si gjiza shqiptare. E realizuar nga përpunimi i qumështit të freskët të lopës, që grumbullohet çdo ditë ndër blegtorët e krahinës së Shkrelit, gjiza e baxhos Agro Reçi karakterizohet për shijen e saj të ekuilibruar.
Ajo mund të përdoret në shumë receta të përditshme, të konsumohet e freskët, në çdo çast të ditës, apo si bazë e disa prej gatesave më karakteristike tradicionale shqiptare, si shoqëruese ideale e perimeve apo e mishit.
Natyrisht gjiza e baxhos Agro Reci shkon shumë edhe me llojet kryesore të rakisë shqiptare, sidomos të asaj që piqet në mënyrë artizanale nga fermerët dhe blegtorët e Reçit e të Shkrelit.
Përveç shijes dhe përdorueshmërisë gjiza zotëron gjithashtu edhe vlera të larta ushqimore, mjaft të dobishme për organizmin.