Djathë Kaçkavall Lope

Nga qumështi i freskët i malësive
Kackavall

Djathi kaçkavall i lopës i baxhos Agro Reçi është një tjetër klasik i tryezave shqiptare, sidomos në raste festash. Edhe ai realizohet me qumësht të freskët të bagëtive që rriten të lira në fshatrat e Shkrelit, në Malësinë e Madhe.

I stazhonuar gjatë, djathi kaçkavall i lopës i baxhos Agro Reçi ka fortësi mesatare dhe shije të fortë karakteristike.

Ai mund të konsumohet i freskët, por edhe i pjekur apo i skuqur, duke u përshtatur mirë me recetat tuaja të preferuara.

I pranishëm natyrshëm në gatimet e mëngjesit karakteristik shqiptar, djathi kaçkavall i lopës është gjithashtu një përbërës ideal për antipasta festash, aperitive apo shumë lloje gatimesh të tjera, moderne apo tradicionale.

Ai shkon shumë mirë edhe si shoqërues i verërave të kuqe shqiptare, si Kallmeti.
Një përzgjedhje shijesh të këtij djathi të rrallë nga qumështi i alpeve shqiptare mund ta zbuloni pranë restorantit tonë “Shporta e Reçit”.

Mos harroni të prenotoni!

Restoranti eshte i hapur nga e hena - shtunë nga ora:
13:00 - 22:00
Të dielën nga ora:
09:00 - 23:00