Djathë i bardhë dhie

Nga qumështi i freskët i malësive
Djathe i bardhe dhie bjeshke

I shijshëm, i përshtatshëm për receta gatimi dhe shumë i shëndetshëm, djathi i bardhë i dhisë i baxhos Agro Reçi është ndër prodhimet ushqimore më të kërkuara nga konsumatorët.


I prodhuar nga qumështi i freskët i tufave që kullosin të lira në zonat kodrinore dhe malore të Shkrelit, djathi i dhisë dallohet për aromën dhe shijen e tij krejt të veçantë.

Ashtu si edhe djathi i bardhë i lopës, ai mund të përdoret në shumë receta gatimi, moderne apo tradicionale, si i freskët ashtu edhe i gatuar.

Djathi i dhisë i baxhos Agro Reçi është ushqim i preferuar nga shumë amvisa dhe konsumatorë që zgjedhin të hanë shëndetshëm, pa hequr dorë nga kënaqësia e shijes. Ai përmban hekur dhe kalcium, të domosdoshëm për shëndetin e kockave, si edhe shumë probiotikë që stimulojnë funksionimin e rregullt të florës bakteriale të zorrëve. Ky lloj djathi përmban gjithashtu edhe sasi të larta vitaminash dhe shumë pak kolesterol, duke qënë kështu mjaft i përshtatshëm për shumë rregjime dietike.

Një përzgjedhje shijesh të këtij djathi të rrallë nga qumështi i alpeve shqiptare mund ta zbuloni pranë restorantit tonë “Shporta e Reçit”.

Mos harroni të prenotoni!

Restoranti eshte i hapur nga e hena - shtunë nga ora:
13:00 - 22:00
Të dielën nga ora:
09:00 - 23:00