Djathi i bardhë i lopës i baxhos Agro Reçi është një prodhim klasik i tryezave shqiptare. Ai realizohet me qumështin e freskët të bagëtive që rriten të lira në fushat, kodrat dhe kullotat alpine të krahinës së Shkrelit. Qumështi grumbullohet çdo ditë nga shumë prodhues të vegjël të zonës sonë dhe përpunohet i freskët në baxhon tonë artizanale, të pajisur me teknologji bashkëkohore.
I realizuar zakonisht me një stazhonaturë të lehtë, djathi i bardhë i lopës i baxhos Agro Reçi ka fortësi mesatare dhe shije të ekuilibruar.
Ai mund të konsumohet i freskët, por edhe i pjekur apo i skuqur, duke u përshtatur mirë me recetat tuaja të preferuara.
I pranishëm natyrshëm në gatimet e mëngjesit karakteristik shqiptar, djathi i bardhë i lopës është gjithashtu një përbërës ideal për antipasta, aperitive, sallata me perime të freskëta apo shumë lloje gatimesh të tjera, moderne apo tradicionale.
Një përzgjedhje shijesh të këtij djathi të rrallë nga qumështi i alpeve shqiptare mund ta zbuloni pranë restorantit tonë “Shporta e Reçit”.