Natyra e bekuar e Alpeve Shqiptare, ku rriten të lira tufat e dhive e të lopëve të blegtorëve me të cilët bashkëpunojmë, është “sekreti” kryesor i prodhimeve tona 100% BIO.
Qumështin e freskët e grumbullojmë çdo ditë nga partnerët tanë: dhjetëra familje blegtorësh në një hapësirë të gjerë që shtrihet nga zona e Reçit, brenda parkut natyror të Shkrelit, deri lart në bjeshkë.
Ky prodhim natyral përpunohet më pas në fabrikën tonë artizanale me teknologji bashkëkohore, në përputhje me të gjitha kërkesat e tregjeve të BE-së.
Puna, pasioni dhe përkushtimi i përditshëm na shpërblejnë me djathëra dhie, lope dhe kaçkavall me shije të rrallë!
Realizojmë gjithashtu edhe një një sasi të kufizuar, por tejet cilësore gjize, kosi dhe dhalle.
Të gjitha prodhimet tona, mjaft të vlerësuara nga konsumatorët anembanë vendit dhe jo vetëm mund ti gjeni pranë pikës sonë të shitjes në fshatin Reç, apo ti shijoni në restorantin “Shporta e Reçit”.